Tortë e kripur me çikore të kuqe dhe djathë

Tashmë dhe te ne byreqet po i lëjnë vendin tortave të kripura të cilat mundë ti mbushni me çfarë përbersit të dëshironi më shumë.Siç e dini tashmë unë preferoj të përdorë gjithmonë produkte të stinës dhe pse shpëshëhere nuk arrijë dotë ti publikoj në kohë recetat,e tillë është dhe kjo recetë të cilen e kam përgatitur kur çikorja e kuqe ishte në kohën e sajë.

 

 

PERBERSIT:

1 petë me brumë sfoljatë

2 tufa çikore të kuqe

200 gr djathë kaçkavallë i butë që shkrihet (unë kam përdorur një llojë djathi të bute që quhet taleggio) është pak më i fortë se djathi jonë i bebeve.

2-3 lugë galete

pak vajë ulliri

kripë dhe piper të zi

1 hurdhër

pak uthull balsamike

PERGATITJA:

Lani çikoren e kuqe dhe priteni në copa të vogla.Vendoseni të kavardiset me pak vaj ulliri dhe një hurdhër te plotë të ngjeshur pak me dorë.Përzijeni mirë derisa të vyshket dhe shuajeni me pak uthull balsamike.Kriposeni dhe shtoni pak piper të zi.Hiqeni hurdhrën dhe lëreni çikoren mënjanë të ftohet.

Galetën thekeni në një tigane me fundë që nuk ngjitë derisa të marri ngjurë të  artë.Lëreni dhe këtë të ftohet.Priteni djathin ne kubike dhe bashkojeni me çikoren e kuqe që tashmë është ftohur.

Shtroni brumin sfoljatë në një tave me letër furre poshtë,bëni disa të shpuara me pirunë fundit,sipër spërkateni me galetën e thekur.Pastaj shtroni çikoren e kuqe me djathin dhe palosni anët e brumit.Piqeni në furrën e nxehur më pare në 180° për rreth 20-25 minuta.Lëreni të pushoj paksa para se ta shërbeni.

 

 

 

 

Ju bëfte mirë :)

 

 

 

comments powered by Disqus