Torta ylli i Davidit

Recetë e trajtuar nga libri i Kristin Harmel të cilin e kam lexuar kohë më parë dhe kam bëre një review në gjuhen italiane pasi në shqipë nuk e di a është përkthyer ky libër.Nëse doni të lexoni review-n po ju lë linkun addasall.blogspot.it/2013/01/finche-le-stelle-saranno-in-cielo.html   .

Unë po jo shkruaj recetën origjinale ashtu siç është shkruare në libër.Nësë është përkthyer dhe në shqipë ky liber dhe nëse e keni lexuarë me shkruani kështu mundë të bëjë dhe një review gjuhën shqipe.Shpresoj ta pelqeni recetën dhe ta përgatisni duke qene se jemi në prage të datës memoriale të holokaustit unë desha ta sjellë për ju dhe për të kujtuare të rënët e asaj periudhe.Për mos të harruare kurrë,

PERBERSIT:

400 gr miell

1 luge e vogël krip

40 gr sheqerë

220 gr margarinë ose dhjamë

1 vezë e rrahurë

1 luge e vogël me uthull (aceto ) të bardhë

2 deciliter ujë

120 fiqe të thatë të prera në copa të vogla

120 gr kubulla të thata të prera në copa të vogla

120 rrushë i kuqe ose i bardhë pa fara i prerë në feta

90 gr sheqer i zi (kallamësheqeri)

1 lugë e vogel kanellë

50 gr bajame të prera në feta të holla

1 lugë gjelle fara lulëkuqeje

sheqer i përzier me kanelle për siperfaqen( 3 pjesë sheqerë  i përzierë me një pjese kanellë)

PERGATITJA:

- Për të përgatitur brumin,sitni miellin së bashku me sheqerin dhe kripën.Me ndihmën e një roboti ose një brumatriçeje duke shtuare dhjamin ose margarinën (çfarë të keni përdorur,)Rrihini derisa të përfitoni një masë të shrifet si rërë.Shtoni vezën e rrahurë,aceton dhe 4 lugë ujë.rrihini përsëri derisa brumi të jetë formuarë..Ndaheni në 2 pjesë brumin njërën pak më të madhe se tjetrën.Mbështilleni me qese kuzhine dhe vendoseni në frigoriferë.

- Lëreni për 10 minuta në frigorifer,pjesen më të madhe hapeni për diametrin e një tave 22-25 cm. Shtoni brumin  në tavë.Pjesën tjetër lëreni mënjanë.

- Nxehni furrën në 180°

- Përzini në një enë të rëndë fiqtë me kumbullat,sheqerin,kanellën,ujin,dhe 60 gr rrushë.Vendosini në zjarrë të lartë  derisa sheqeri të shkrihet dhe kopostoja të marri valë.Ulni zjarrin dhe lëreni të gatuhet për 20 minuta me kapakun e vendosur.Minutat e fundit gjithmone duke përzierë hiqni kapakun dhe lëreni të avullojë uji.Keni përfiuar një marmalatë të trashë.Fikeni zjarrin.

- Ndërsa marmalata ftohet shpërndani në një tepsi bajamet e prera hollë dhe vendosini të theken në furrë për 7-9 minuta derisa të marrin një ngjyrë kafe të artë.

- Hiqini bajamet nga furra dhe përzijini me marmalatën.shtoni dhe farat e lulëkuqeve dhe pjesën tjeter të rrushit.Përzijini mirë.

- Shtroni marmalatën në tavën me brumin  dhe me pjesën tjetër të brumit hapeni dhe bëni shirita,formoni  një yllë me shiritat e prerë në mes të tortës.Pluhrosni sipërfaqen me sheqerin e përzierë me kanelle.

- Piqeni në furrë për 30 minuta o derisa brumi i sipërfaqes ka marre ngjyrë të artë.Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet plotesishtë.Ruajeni në frigoriferë për 5 ditë maksimumi.Sherbehet  e ftohtë ose në temperaturë ambjenti.

Kjo ishte receta origjinale.Ndryshimet që unë kam bëre janë: temperatura e pjekjes duke e rritur atë ne 220° pasi në 180° kur e pergatita heren e parë nuk arinte dot tu piqte dhe ndenji në furre per 1 ore. Zvëndësimi i margarinës me gjalpin pasi margarina eshte njv produktë skadentë dhe s'arrin rezultatet e duhura gjatë përgatitjes.

Shpresoj tju pelqejë dhe më shkruani si ju doli nëse e do ta pvrgatisni.

 

Ju Befte mire:)

 

 

 

comments powered by Disqus