Torta Mimoza

Po afrone festa e gruas dhe kush më mirë se kjo ëmbelsirë përfaqëson festimet tona mes mikeshash apo në familje.Kjo është receta klasike ashtu siç është e përhapur në gjithë botën dhe sidomosë në veri të Italisë.Emri vjen si rrejdhoj e mbulesës së sajë që bëhet me pandispanjë duke krijuar efektin e luleve të mimozës meqë kjo lule është simboli i festës së 8 marsit në gjithë botën.Kjo tortë është për nderë të mamit tim,motrës dhe gjyshes dhe gjithë femrave që më ndjekin.

 

 

PERBERSIT:për 2 pandispanja:

4 vezë të plota

8 të verdha veze

220 gr sheqer

200 gr miell

40 gr niseshte patateje

Krem Pasticerie bëni dyfishin e dozave që të keni më teper

për shurupin që do njomin pandispanjat:

50 sheqer

100 ml ujë

50 ml liker GRAND MANIER ose çdo llojë tjetër likeri me arom të këndëshme

për pjesën tjetër:

200 ml pana e freskët e ftohtë

20 gr sheqer pluhur.

PERGATITJA:

Rrihni vezët e plota me sheqerin me ndihmën e një rrahesi elektrik ose robotin e  kuzhis.Rrihini për 10 -15 minuta në mënyre që të përfitoni një krem të fryre.Shtoni një nga një të verdhat e vezëve dhe vazhdoni përzijini rreth 5-6 minuta të tjera.Shtoni duke situr miellin dhe niseshten dhe përzijini ngadal me ndihmën e një spatule nga poshtë lartë.Ne këtë mënyrë nuk do ta humbisni ajrin që mori masa me vezë dhe sheqer gjatë përzierjes.

Ndajeni brumin në dy tava me dimesione 22 cm të lyera me parë me gjalpë dhe miell.Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180° për 30 minuta.Kur të jen gati hiqini nga furra dhe lërini të ftohen plotësishtë.

Ndërkohe përgatisni kremin e pastiçerise sipas kësaj recete--->Krem Pasticerie bëni pak më tepër për të qën të sigurtë që do ju mjaftojë.Mbulojeni me qese kuzhine që mos tju thahet dhe vendoseni në frigorifer.

Përgatisni shurupin duke hedhur sheqerin te uji dhe vendoseni në zjarrë derisa sheqeri të shkrijhe.Shtoni likerin përzijeni mire dhe hiqeni nga zjarri.Lëreni të ftohet.

Formoni panën e freskët  në shkumë dhe sapo të fillojë të fryhet shtonin sheqerin dhe çojeni deri në fundë  forminin e saj.Vendoseni në frigorifer.

Kur kremi i pastiçeris të jete ftohur plotësishtë punojeni me ndihmën e një spatule dhe shtoni në të panën e formuar.Lini reth 4 luge pana veç pa e përzier se na duhet në nje tjeter  hap të formimit  të tortës.

Nga pandispanjat eliminoni lehtshëm pjesën kafe të pjekjes nga të gjitha anët.Ndani dy pandispanjat në dyshë me trashesi të njëjtë.Lini mënjanë tre disqe dhe njërin prej tyre prijeni në shirita të holle dhe shiritat në kubike të vegjël.Lërini mënjanë.

Filloni formoni tortën:Vendosni një disk pandispanje.Sperkateni sipërfaqen e tijë me shurupin me liker.Shtroni një shtrese të hollë me pana dhe pastaj një shtres me krem pastiçerie që  përziem me pana.Vendosni diskun tjeter,spërkateni me shurupin me liker,shtroni panën,dhe kremin e pastiçeris.Vendosni sipër diskun e fundit.Lyeni gjithë tortën me kremin e pastiçeris së mbetur.Sipër dekorojeni me copat e vogla të pandispanjës si në foto.Vendoseni në frigorifer para se ta konsumoni.Do ishte mirë nëse e mbuloni me një këmbane qelqi kur ta vendosni në frigorifere që mos tju mari erëra të pakëndëshme.

Shërbejeni të ftohtë.

 

 

 

Gëzuar 8 marsin femra të dashura :)

 

 

 

 

 

 

 

 

comments powered by Disqus