Tavë Dheu Tironse

E famshmja tava e dheut ose tava e baltës që nuk mungonte kurrë në banketet shqipëtare.Shumë kanë recetën e tyre të trashëguar brezë mbasë brezi.Kjo është e imja.

 

 

 

 

PERBERSIT: për 6 tava balte

700 gr mish viçi tul

3-4 qep të mëdha

2 speca të kuq

2 speca djegës

3 lugë konçentratë domatesh

4-5 thelpinjë hurdhër

500 gr gjizë me kripë e stazhonuar.(Në asnjë mënyre gjiza e re e napës.Për ata që jetojnë jashtë shqipëris mundë ta beni me gjizë të re të përzierë me djathë të bardhë grek ose çdo llojë tjetër djathi të bardhë.)

kripë dhe piper i zi

pak rigon

3-4 lugë vaj ulliri ose vaj luledielli

1 gotë  uthull rrushi të kuq ose vere të kuqe

pak miell

1 garuzhe ujë ose lënge mishi

PERGATITJA:

Prisni mishin tulë në copa të vogla.Kalojeni në pak miell.Prisni specat në copa.Grini imët qepën dhe specin djegës dhe vendosini të kavardiset në vaj ulliri në zjarrë të avashët.Shtoni dhe specat,përzieni ngadalë derisa të zbuten,shtoni mishin dhe kavardiseni derisa të mari faqe.Shuani me uthull dhe kur uthulla të avullojë shtoni konçentratën e domateve.Përzijeni që përbersit të lidhen.Nëse mishi nuk është i zbutur mirë mundë ti shtoni dhe një garuzhe ujë ose lëngë mishi që të ziejë.

Në furrën e graduar në 200 gradë nxehni tavat e baltës.Ndërkohë te mishi shtoni dhe gjizën dhe nëse është e trashë shtoni akoma pak ujë ose lëngë mishi.Rregullojeni me kripë,piper të zi dhe rigon.Shtoni dhe hurdhërat e shtypyra.Ndajeni masën e përgatitur në tavat e baltës tashmë të ngrohura dhe vendosini përsëri në furrë(ideale do ishte furra me dru por unë gjithmone i përgatise kur ndez zgarën e qymyrit dhe i pjekë sipër sajë.Rezultati del i shkëlqyer).Lërini derisa të mari valë dhe mbi sipërfaqe të fillojnë te krijohen bulza,rreth 20 - 25 minuta gjithsejë

Shërbejeni të nxehtë me copa buke të thekur.

 

Ju bëftë mirë :)

 

 

 

comments powered by Disqus