Supë krem presh dhe patate

Kjo nuk ështe një supë alla Julia Child por ka shijen e sajë dhe pse e përgatitur fare thjeshtë.E shoqeruar nga copa buke të thekur është shija ideale për ditët e ftohta të dimrit.

PERBERSIT:

400 gr preshë

250 gr patate

800 ml lëng vegjetal i fresket ose i bëre me koncentrat perimesh

100 ml pana të freket pak

vaj ulliri

gjalpë

kripë dhe piper i zi

disa copa buke

PERGATITJA:

Prisni preshin dhe patatet në copa dhe  vendosini  të kavardisen me pak gjalpë dhe vaj ulliri dhe kur të jene gati shtoni lëngun vegjetalë.Mbylleni tenxheren  me kapak dhe lejini të ziejnë per 15-20 minuta.Hiqini nga zjarri dhe me blenderin(mikserin) në  zhytje i grijini  derisa të behet krem.Vendoseni përseri në zjarrë shtoni panën e freskët,lereni  deri sa të mari vale duke e përzier herë pas here që mos na ngjitet.Regulloni me kripë dhe piper.Shërbejeni  me disa copa buke të thekur, vajë ulliri ekstra të virgjër dhe akoma piper të zi nëse është e nevojshme.

Ju befte mire :)

 

 

 

 

comments powered by Disqus