Supë e ftohtë me panxharë të kuqë

Kjo ishte receta e parë që u botua të gazeta Paloma javën që  kaloi për të hapur rubrikën e kuzhinës në gazetë.Kjo supë mundë të përdoret si një pjatë e parë ose si një antipastë nëse doni ti suprizoni miqtë tuaj, natyrishte në rastin e antipastës shërbehet në sasi të vogla.Mundë ta shërbeni dhe në gota.Eshtë fare e thjeshtë për tu përgatitur por me tepër shije.Një mënyre për të sjellë ndryshe panxharin e kuqë i cili ka një shije jo të përcaktuar mirë.

 

 

PERBERSIT :për 4-6 persona


3-4 panxharë të kuqë

2-3 lugë vaj ulliri i cilësis së mirë

kripë dhe piperi zi

200 ml kos
 
Miks farash (luledielli,lini,susami,kungulli)
 
PERGATITJA:
 
Qëroni panxharin dhe vendoseni të ziejë në një enë të bolllshme me ujë dhe pak kripe të trashë.Lëreni për rreth 10-15 minuta.Hiqeni dhe lëreni të ftohet.
Ndërkohë, piqni farat në një tavë të shtruarë me letër furre poshtë për 3-4 minuta duke pasur kujdesë që mos ju digjen.
Në mikserin me zhytje ose në blender,shtoni panxharin e prerë në copa,vajin e ullirit,kosin,pak krip dhe piper të zi dhe grijini në maksimumin e shpejtësisë derisa të përfitoni një krem homogjenë.
Shërbejeni të ftohtë të shoqëruara me farat sipër.











Ju bëftë mirë :)




















 
 
comments powered by Disqus