Supa persiane Ash e Anar

E kam provuar këtë supë në një restorant persian ne një nga udhetimet e shumta që kam bërë . Përbërjen e saj e kuptova që në momentin e pare pasi ngjan pak a shume me përbërjen e gjellërave tona.Kur u ktheva fillova të kërkoja në internet por të gjitha recetat kishin përbërës të ndryshëm nga ajo që kisha provuar.Duke pare me vonë në TV një emisijon të drejtuar nga Nigella Lawson(një drejtuese emisionesh kuzhine angleze) kuptova që behej fjalë për të njëjtën supe.Në përbërjen e sajë ajo parashikonte vetem përdorimi e Thjerrzat por në atë qe kam provuar unë ishin dhe bizelet e thata të copëtuara.Shumicën e përberseve mbase do i kini të veshtire ti gjeni por po të kontrollloni në supermarketet e furnizuaura mirë tipit  jam e sigurtë qe dhe në Shqiperi do ti gjeni këto përberes.Po ju me recetën.

 

PERBERSIT:

vaj,gjalpë ose gjalpë i shkrirë.

2 qep të prera hollë në feta

3 thelpinjë hurdhër

1 gotë bizele të thata të thyera

1 gotë thjerrza

piper i zi

1 lugë e vogël krip

pak sheqer

1 lugë e vogej kurkuma (shafran indian)

majdanoz i freskët i grirë

mendër e freskët e grirë

koriandër i freskët i grirë

2-3 bishta qepe të freskët

1 panxharë i kuq i qëruar i prere në kubik (fakoltativ)

1 tas me oriz basmati ose oriz normal

1 gotë me lëngë shege

1 lugë e vogël pluhur anzhelike( fakoltative.)

Per qoftet:

500 mish i grirë qingji ose viçi

1 qep e vogël e grirë me rende

krip dhe piper

2 lugë majdanoz i grirë imët

1 fetë buk

gjysëm gote qumësht

PER GARNITUREN:

vaj ulliri

5 thelpinjë hurdhër

2 lugë  mendër te thate

gjysëm luge të vogël ma kurkuma

2 lugë me kokrra shege.

PERGATITJA:

Në një enë të bollshme kavardisni qepët e prera në feta me pak vaj,shtoni 3 thelpinjte e hurdhrës të shtypura dhe vazhdoni kavardisini derisa kan arritur një ngjyre të bukur.Shtoni bizelet dhe thjerrzat.Kavardisini për disa minuta,Pastaj mbulojini me 800 ml ujë,cojini në zjerrje dhe pas kësaj ulni flakën dhe lerini te gatuhen per 20 minuta me kapak gjysem të mbyllur.

Shtoni panxharin në kubik,mëndrën,majdanozin,koriandërën,kurkumën,bishatat e qepës të prera imët,krip dhe piper të zi dhe lërini të gatuhen për 20 minuta të tjera.

Ndërkohë përgatisni qoftet:

Ngrohni qumshtin dhe vendosni fetën e bukes në të.Mishit të grire shtoini krip piper të zi,majdanozin qepën e grirë me rende,dhe tulin e bukës të zbutur me qumeshte,Punojeni mirë brumin dhe formoni qofte të vogla në madhësin e një gështenje.

Kthehemi te supa pasi kan kaluar dhe pjesa tjetër e minutave,shtojni qoftet në të,orizin dhe lërini të gatuhen për 30 minuta me kapakun gjysëm të mbyllur ,nëse eshtë e nevojshme shtoni akoma pak ujë.

Me lëngune shegës shkrini  pak sheqer dhe pluhurin e anzhelikës nëse e gjeni  dhe vendoseni në zjarrë të ulet për 15 minuta duke e përzier here pas here.Prvojeni dhe shtoni akoma sheqer nëse eshtë i tharet ose lëng limoni ose akoma lënge shege nëse e keni shume të ëmbël.Shtojani dhe këtë supës.

Për garniturën:

Ngrohni pak vaj në një tiganë, shtoni 5 thelpinjtë e hurdhrës të shtypura,skuqini mire,hiqini nga tigani dhe shtoni mëndrën e thatë dhe kurkumën.

Shërbejeni supën të ngrohte me kokrra shege sipër,vajin e aromantizuar,mënder ose majdanoz të freskët.

Ju bëfte mirë :)

 

 

 

 

 

 

 

comments powered by Disqus