Sup pule e prer me vez dhe limon

Në këto kohë të ftohta dimri ku gripi është gjithmonë nëper këmbë, është e vetmja që të ngre në këmbë dhe të bënë të ndihesh ngrohtë.

 

 

 

 

PERBERSIT: për 4 persona

pjes pule (kofsha ,krah,gjoks)

1 karrot

1 kungull

1 vez

1 limon

majdanoz

pak gjalp

krip dhe piper te zi

1 qep

1 deg selinoje

1 patate vogel

PERGATITJA:

Në një ene të bollshme zijeni copat e pulës  me 1 qep,1 karrot dhe degën e selinos në 1 litër ujë reth 1 orë.Më pas filtroni lëngun e përfituar  dhe coptoni mishin e pulës nga kockat.Ruajeni mënjanë.

Prisni në kubike shumë të vegjël karrotën e mbetur,kungullin dhe pataten,shtoini në lëngun e pulës dhe vërini përseri në zjarrë për 15 minuta derisa perimet të jen zier.Shtoni pak gjalp  dhe mishin e pulës të prerë në copa të vogla.Shtoni pak ujë nëse ka nevojë sepse supa nuk duhet të rezultoj kremoze por jo e trash.Kriposeni dhe regulloni me piper të zi dhe majdanozë të grire imët.

Ndërkohë rrihni një vez me lëngun e limoni.Hiqeni supën nga zjarri dhe priteni me vez dhe limon.Përzijeni shpejtë në këte mënyre veza do gatuhet por nuk do mpikset.

Shërbejeni të nxehtë.

Ju bëftë mirë :)

 

 

comments powered by Disqus