Spinaq me vez

Recet e shpejtë për ato ditë qe nuk keni shumë kohë dhe dëshire për të gatuar.

 

 

 

 

PERBERSIT: për 2 persona

400 gr spinaq

2 vez

pak krip dhe piper të zi

2 lugë djathë kaçkavall të grirë

1 qep e njomë

pak vaj ulliri

PERGATITJA:

 

Lani qepën dhe spinaqin,qepën priteni në feta të holla,spinaqin vetëm ndajeni ne dyshë.Në një tigan shtoni pak fare vaj ullri dhe kavardisni qepën me spinaqin deri sa të ulin pak volumin e tyre.Kriposni.Vendosni masën me spinaq tava balte.Sipër shtoni një vez pak piper të zi dhe djathin kaçkavall të grirë.Vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 200° për 10-15 minuta ose me pak nëse e doni të verdhën e vezës të qullët.

Shërbejeni të nxehtë.

Ju bëfte mirë :)

 

 

 

comments powered by Disqus