Speca të marinuara

Speca të marinuara

Specat e marinuara janë një kontorno shume  e mire per të shoqeruar mishin e kuq.

PERBERSIT:

500 gr speca te vegjel per skuqje

2 thelpinjë hurdhër

2 lug uthull

2 lug vaj ulliri

disa gjethe majdanozë

kripe dhe piper i zi sa na mjafton.

PERGATITJA:

Lani dhe i thani specat me një beze.Skuqini dhe kur të jen gati i vendosni ne një ene.Kriposini,shtoni hurdhërën e grire imet,majdanozin e grirë,uthullën,vajin e ullirit dhe piperin e zi.Përzijini mire dhe mbulojini me një qese kuzhine.Lerini te marinohen për rreth 1 ore para se ti shërbeni.

Ju bëfte mirë :)

 

comments powered by Disqus