Speca majhoshe në kavanoz

Kjo kontorno ështe ideale për te shoqëruar një pjate mishi.Ruhet  për një kohë relativishte të gjatë nese i ermetizoni kavanozat siç duhet.

 

 

 

 

PERBERSIT:

1 kg speca të kuq dhe jeshil

majdanoz

krip

piper i zi koker

10 thelpinjë hurdhër

2-3 gota uthull të bardhë ose të kuqe vere ose molle

vaj ulliri

PERGATITJA:

Lani dhe pastroni specat nga fara e brëndëshme dhe piqini në zjarre duke i përcelluar mire.Lërini të ftohen dhe hiqini lëkurën,Nderkohë grini nje tufë majdanozë dhe hurdhrat.

Kriposini specat,shtoni hurdhrat,majdanozin,dhe disa kokra piper të zi,vajin dhe uthullën.Përzijini.

Përgatisni kavanozat duke i përcelluar mirë në ujë të nxehte,thajini mbushini me specat e pjekur dhe pak nga lëngu i tyre,Mbyllini mirë me kapakë dhe vendosini përsëri të ziejnë disa minuta në uje të nxehtë,Vazhdoni kështu për gjithë pjesën e mbetur.Ruani në një vendë të errët dhe të freskët që ti keni gati sa here që ju nevojiten.

Ju bëfte mirë :)

 

 

 

 

 

comments powered by Disqus