Spaghetti (spageti) në mënyrë Amatriçane (all'Amatriciana)

Simboli i gastronomisë Italiane Spaghetti all'Amatriciana.Receta origjinale e lindur në Amatricie,qytezë e vogël në rajonin e Lazios.Lindë si  një pjatë e varfër e fshatarve e cila përmbante vetëm Guanciale(guançale pjesë e faqeve të derrit)dhjamë dhe djathë pekorino me kalimin e kohës ju shtua domateja.

 

 

 

PERBERSIT:Per 4 persona

280 gr spaghetti (spageti)

1 spec djegës

1 lugë vaj ulliri

1 gotë verë e bardhë

100 guanciale(Guançale-lehtësishtë i gjendur) mos e ngatërroni me pançetën.-bacon

250 gr domate të qëruara ose salsë domatesh

50 gr pecorino(pekorino) i grirë

pak piper i zi

PERGATITJA:

Priteni guanciale-n(guançale-n ) në kubike dhe kavardiseni në vajin e ullirit ,shtoni dhe specin djegës të grirë imët.Kur të jetë bëre krokantë shuajeni me verë të bardhë.Lëreni të avullojë mirë vera hiqeni dhe lëreni menjanë.Ndërkohë në të njejtën enë shtoni salsën e domateve ose domatet e qëruara nga lëkura dhe farat e brëndëshme dhe të prera në copa të vogla.Ulni zjarrin dhe lëreni të gatuhet.Ndërkohe vendosni Spagetin të ziej ne ujë të valuar me kripë dhe kur të jetë aldent,kullojeni dhe shtojeni te salsa e domateve.Shtoni dhe guançalen dhe përzijini mirë derisa të gjithë përbërsit të lidhen mirë me njëri tjetrin.Shtoni piper të zi shërbejini të nxehta me pekorino sipër.

 

Ju bëfte mirë :)

 

 

 

 

 

comments powered by Disqus