Salsë shoqëruse për mish shpendësh.

Gjithmone na teprojne funde yndyre me lëngë ku kemi gatuare pulën ose gjelin e pjekure dhe me gjithë atë lëngë nuk dime ctë bejme.Ja një alternative për të shërbyer mishin e shpendëve me një shije akoma më shumë.Përgatitet me pak përbërës te cilët mund tja shtoni ose hiqni sipas dëshires.

 

 

 

PERBERSIT :

4-5 fleta Pançetë

Lëngu i  mishit të shpendeve që keni skuqur ose pjekur në furrë

1 lugë ullinjë

disa domata të thata nën vaj

1 lugë kaperi

piper i zi.

PERGATITJA:

Mblidhni lëngun e mishit që keni pjekur në furre.Thekni pa vaj disa fleta pançetë .Vendosni të marri valë per rrethe 10 minuta lëngun nga pjekja e shpendëve,paçetën,ullinjtë pa berthamë,dhe domatet nën vaj,kaperin,shtoni dhe pak piper të zi.Pasi kaloj koha që ka marrë valë kalojeni në mikserin deri sa të perfitoni nje salsë të hollë dhe  kremoze.Shërbejeni të nxehtë sipër mishit të shpendeve ose duke e shërbyere në një salsierë në këtë mënyre çdo njeri shërbehet sipas dëshires së tijë.

Ju bëftë mirë :)

comments powered by Disqus