Salsa kokteil

Me aromen intesive të konjakut,salsa koteil o siç quhet shpesh sala rozëose sals konjaku, është një salsë e shkëlqyer për shoqërimin e frutave të  detit,arragostave,gjinkallave të detit,skampit,karkalecave etj.Delikate dhe me shumë aromë kjo salsë arrinë të nxjerë edhe më në pah shijen e pjatave që ajo shoqeronë.Në tregë gjënden variante të ndryshme të kësaj salse por eshtë fare e thjeshtë për ta përgatitur për mos ta bërë në shtëpi.Baza e sajë është majonezi dhe disa përbërës të tjere ku ndër to gjendet dhe  ketchup (ketçap)në receten origjinale.Unë e zvëndesova me një Coulis me ribes të kuq (rush i kuq  francez pa fara) për ti dhëne një shije frutash.

 

 

PERBERSIT:

50 ml pana fresket

gjysem gote të vogël konjak

200 gr majonez

1 lugë sals worcester

1 lugë mustardë

80 gr Coulis ribesi të kuq (rrush francez pa fara)mundë ta beni me mjedër

PERGATITJA:

Me një enë vendosni majonezin ,shtoni   Coulis e ribesit dhe përzijini ngadalë,shtoni me  radhë salsën worcester ,konjaku,mustarden gjithmone duke i përzier.

Rrihni panën sa te formohet në shkumë dhe shtojeni dhe këte te salsa kokteil duke e perziere ngadale derisa të gjithë përbersit të përzihen me njëri tjetrin.Duhet tju rezultoje një salsë e dendur dhe kremoze.Lëreni të mpikset për rreth 2 ore në frigorifere para se ta konsumoni.

Bëni kujdes me konsumin e kësaj salse sepse ka tepër kalori ,konsiderohet si një ndër salsat  me përqindjen më të larte të  kalorive.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

comments powered by Disqus