Sallatë pule me rukola dhe shegë

Sallatë pule me rukola dhe shegë

Nuk duhet shumë punë për të përgatitur një sallate të shijshme,mjaftojne përberes të freskët dhe fantazi.

PERBERSIT:

Fileto pule

rukola

shegë

limon

vaj ulliri ekstra i virgjër

krip dhe piper i zi

PERGATITJA:

Prisni fileton e pulës në copa dhe vendoseni të piqet në zgarën e nxehtë për disa minuta.Kur të jen gati hiqini dhe lërini të ftohet.Bëni një emulsion marinimi me lëng limoni ,vaj ulliri krip dhe piper të zi.Përzijeni me pirune deri sa të formohet një leng i paksa i veshur.Qeroni shegën duke mare vetëm kokrat e kuqe dhe jo cipen e tyre.Kompozoni pjatën duke shtruar rukolën,copat e pulës dhe kokrat e shegës.Marinojini me emulsionin që pergatitëm.

Shërbejeni menjëherë.

Ju bëftë mirë :)

comments powered by Disqus