Sallatë me makarona

Eshtë një pjatë e ftohtë që konsumohet në çdo stinë të vitit.Mundë ta personalizoni me përbersit që keni më shumë përzemër dhe formatin e makaronave që deshironi.

 

 

 

 

 

PERBERSIT:

500 gr makarona flutur ose çdo llojë tjetër forme të shkurtër

100 gr tranguj turshi të vegjël

100 gr ullinjë të zinje pa farë

100 gr misra

100 gr djathë kaçkavall deleje,ose parmiggiano (parmixhano),pecorino (pekorino)

100 gr speca gogozhare

200 gr proshutë të pjekur ose mortadellë

100 gr bizele të ziera

1 tufë majdanozë

2-3 lugë vaj ulliri  ekstra i virgjër

krip dhe piper i zi

PERGATITJA:

Zieni makaronat  aq sa është  shkruajturë në paketimin e tyre, në ujë të bollshëm të valuar me një dore kripë të trashë.Kur  të jen gati kullojini dhe shpërlahini mirë me ujë të ftohtë që mos ngjiten.Ndërkohë prisni trangujtë turshi,djathin,specat gogozhare,proshutën ose mortadellën në kubik të vegjel.ullinjtë pritini në feta dhe bashkoni të gjithë përbersit në një enë të bollëshme që të kini mundësinë ti përzieni mirë.Shtoni pak  kripë dhe piper te zi,majdanozë të grirë imët,vajin e ullirit dhe përzijini mirë që gjithë shijet të lidhen me njëra tjetrën.Lëreni për rreth 1 orë në frigorifer të mbuluarë me një qese kuzhine para se ta kosumoni.

Shërbehet e ftohtë.

Ju bëftë mirë :)

 

PS: po ju lë dhe linkun e sallatës së ftohtë me oriz

Sallate orizi

 

comments powered by Disqus