Sallatë me dardhë ne krostë brumi sfogliatë

Sallatë me dardhë ne krostë brumi sfogliatë

Kjo sallatë ështe shumë skenike dhe per gjithe ata qe pëlqejnë shijen e kripur të përzierë me të ëmblën që  kohet e fundit eshte bere dhe e modës.Perzierja e frutave te pjatat  kryesore apo sallatrat perbëjne shijet e rafinuara dhe natyrishtë është një risi ne gatimet e sotme.

PERBERSIT:

1 dardhë

1 petë brumi sfogliat

sallat jeshile ose mikse.

djathë dhie

disa kokrra arra

borzilok

vaj ulliri

kripe

aceto balsamico.

PERGATITJA

Fillimishte përgatisni dardhën ne krostë.Qerojni dardhën  dhe e lyeni me lënge limoni.Brumin sfogliat  priteni  ne shirita te gjerësis 2-3 cm.Me shiritat e prerë rrethoni dardhën nga bishti te maja sipas formës së sajë.Ngjishni dy ekstremet me duar në menyre te tille që ajo mos  hapet gjatë pjekjes. Vendoseni te piqet ne furren e nxehur me pare ne 180° per 30 minuta.Nderkohe përgatisni marinaturen duke grire ne nje mikser borzilokun me vajin e ullirit dhe pak kripe.Qeroni  arrat dhe me dore i thyeni në  thelpinje te medhenje.Prisni  djathin e dhisë ne feta.Kompozoni pjaten duke shtruar sallatën,arrat dhe djathin e dhisë.Marinojeni me vajin e aromantizuar me borzilok dhe aceto balsamico.Ne fundë vendosni dhe dardhën e pjekurë.

 

Ju Befte mire :)

Komente Private

Asnjë e dhëne sju behet publike

comments powered by Disqus