Sallatë e vogël me panxhar dhe rukola

Jeni të lodhura nga të njëjtat antipasta? Sot për ju një recet sa e bukur aq dhe praktike.Mbajtësja e kësaj sallate në formë antipaste është pikërishtë buka,Dozat po jua lë juve në vartësi të numrit që do përgatisni.

 

 

 

 

PERBERSIT:

panxhar

feta buke nga ato për tramezzini(tramexini nuk e di si e kan emrin në shqip)

rukola

aceto balsamico (açeto balsamiko)

krip dhe piper i zi

vaj ulliri ekstra i virgjër.

PERGATITJA:

Merni fetat e bukës për tramezzini (tramexini)bashkoini dy e nga dy dhe hapini me hokllai  derisa volumi i tyre të ulet  fare.Lyeni sipërfaqen e jashtëme të një forme që është e përshtaçme për furrë (unë kam përdorur  kupat ku piqet muffin një përdorimshme alumini.)Vendoseni petën e bukës duke e ngjeshur mbas anëve të formës.Piqeni në furrën e nxehur më parë në 200° derisa sa të theket mire.Kur të jen gati fikni furrën dhe lërini të ftohen.

Ndërkohe zjeni panxharin dhe marinojeni e krip,piper,vaj ulliri dhe aceto balsamico.(mundë ti shtoni dhe pak  hurdhër të shtypyr nëse dëshironi,Vendosni rukolenkanistrat prej buke dhe në mes shtoni pak nga panxhari i marinuar,

Servireni menjëherë.

Ju bëfte mirë :)

 

comments powered by Disqus