Rosto Viçi

Rostoja është pjatanca e festave,dhe në vendin tonë të atyre të fundvitit.Të krijohet përshtypja që do shume punë për tu përgatitur por ështe fare e thjeshtë.Duhet patur kujdes vetëm të njomëni mishin me lengun e tije që mos ju thahet.

PERBERSIT:

Mishe viçi për rosto reth 1kg e gjysëm

1 dege selino

2 karrota

1 qep

1 gotë verë të kuqe

750 ml lëng vegjetal të nxehtë

kripë dhe piper i zi

disa deg rozmarin

disa gjethe sherebel

2 lugë miell

2 thelpinjë hurdhër

pak rigon

pak vaj ulliri

PERGATITJA:

Mundë të bëhet me mish të lidhur me spango nëse nuk e keni te prere uniforme ose mund ta blini të lidhur direkt qe nga kasapi juaj.Por nëse është e një formo të regullt dhe munde të mos ta lidhni pasi nuk ju prishet.

Kriposeni mishin dhe lyeni me mielle.Nëse e keni lidhur mishin fusni në mes të tije disa degë rozmarine.Do na ndihmojne ti heqim me kollaje pasi të jet pjekur.

Grini qepën ,selinon dhe karrotat.Vendoseni në një ene që  ështe e përshtaçme dhe për furrë me pak vaj ulliri,,Vendosni roston dhe  skuqeni nga të gjitha anët.Shtoni dhe thepinjtë e hurdhërës,sherebelin,rigonin dhe pak piper të zi.Shuani me verë të kuqe dhe kur vera të avulloje shtoni një garuzhe me lenge vegjetale të nxehtë.Vendoseni në furren e nxehur më pare në 170° per reth 1 ore e gjysëm.Gjatë kesaj kohe duhet ta njomëni here pas here me lengun vegjetalë ose yndyrën qe ka krijuar vete.Nese ju theket shume mbulojeni me leter alumini.Unë e kam qef më krokante siperfaqen dhe nuk e mbulova.

Për ta kuptuare që është gati apo jo munde ta shponi me pirune nëse del shumë lengë dhe mishi është i butë kur e prekni atëhere nuk është akoma gati.Njomeni përseri me lëng qe mos ju thahet dhe lëreni disa minuta të tjera në furrë.Kaloi kjo kohe rostoja do të ketë këtë pamje.

 

Pastrojeni nga degët e rosmarinës dhe hiqeni nga tava,mbulojeni me letër alumini.

Ndërkohe pastroni lëngun e rostos nga ndonjë degë rosmarine dhe ndonjë fletë sherebeli nëse janë djegur.Nëse keni mundësi hiqni dhe yndyrën që është krijuar në sipërfaqe.Kalojeni gjithë masën ku poqët roston në mikserin (blenderin) me zhytje duke përfituar një salsë homogjene.

 Priteni në feta roston dhe shërbejeni të ngrohtë me salsën  duke vendosur dhe pjesen tjetër të salsës veçmas në një salsierë..

Ju bëfte mirë :)

comments powered by Disqus