Rizoto integral me skampi

Orizi integral është shumë i përdorshëm në ditët e sotme për një seri arsyesh dhe ajo më kryesorja eshtë që është dietik.Shumë njerez nuk  e kane qef shijen e tij të fortë, gati gati rustike por të sjelle me nje përberës delikat si skampi dhe vezët e tije ai trasformohet në një pjatë restoranti.Skampit duhet të jenë të freket dhe akoma të gjallë  dhe nëse jeni me fat mundë ti gjeni me vezët akoma të ngjitura në trup.

 

 

 

 

PERBERSIT: për 4 persona

200 gr oriz intergral për rizoto

500 gr skampi

1 qep të bardhë të ëmbël

1  thelpi hurdhër

krip dhe piper i bardhë

pak majdanozë

1 lugë gjalpë i qartësuar (ghee)

1 gotë verë të bardhë

Për lëngun 

pak vaj ulliri

mbetjet e skampit

3 thelpinjë hurdhër

1 gotë të vogël konjak

pak ujë

kripë dhe piper të zi

1 qep

1 deg selino

2 karrota

PERGATITJA:

Nëse skampin e keni me vezë (pikat jeshile poshtë barkut)mblidhini me kujdes me ndihmën  e një luge.Pastrojeni nga gëzhualli,koka dhe fija e zeze.Mbeturinat e tije lërini mënjanë sepse na nevojiten për të përgatitur lëngun për te zjerë rizoton.Lani skampin dhe priteni në copa.

Në një enë shtoni pak vaj ulliri,degën e selinos,karrotat,gëzhuallin,kokat e skampit ,qepën dhe thelpinjtë e hurdhrave,kavardisini fortë dhe lërini që gëzhualli i skampit të digjet paksa, në këtë mënyre rizoto do marri një shije edhe më të mirë.Pastaj shuani me konjakun.Lëreni të avullojë dhe shtoni ujin.rregulloni me kripë dhe piper të zi,lëreni të ziejnë në zjarrë të avashët për 20-30  minuta.Filtroni lëngun dhe ruajeni mënjanë.Nëse ju duket pak shtojeni me pak ujë të ngrohtë.

Përgatisni trupin e rizotos duke kavardisur 1 qep të grirë imët me një thelpi hurdhër me pak gjalpë të qartësuar,shtoni skampin dhe orizin integral,kavardisini përseri dhe shuani me verë të bardhë.Lëreni që vera të avullojë dhe shtoni pak nga pak lëngun e mbetjeve të skampit që përgatitëm më parë,përzieni herë pas here që mos ju ngjitet dhe vazhdoni kështu duke shtuarë nga një garuzhe lëngë here pas here deri në zjerjen optimale të rizotos.Regulloni me kripë dhe piper të bardhë.Hiqeni nga zjarri,lidheni me pak gjalpë rizoton për ti dhëne kremozitet,

Shërbejeni të nxehtë me vezët e skampit sipër dhe pak majdanozë të grirë imët.

 

 

Ju Bëfte mirë :)

 

 

 

 

comments powered by Disqus