Pulë e mbushur me fistike ne pana te tharet

Eksperimentova me kete recet dhe rezultati ishte tepet i kenaqshëm.Po e ndajë me ju duke shpresuar që do ju pelqejë.

PERBERSIT:

1 pule rreth 1.5 kg me të brendeshmet (stomak,mëlci,zemër)

1 grushtë fistike

250 ml Pana e tharet

1 filxhan kafe oriz

krip dhe piper i zi

koper

pak gjalpë

1 thelpi hurdher

1 fete bukë e thekur

PERGATITJA:

Në një blender grijme fistiket,(lëm disa menjane pasi na nevojiten disa të plotë për mbushjen)thelpiun e hurdherës,fetën e bukës së thekur,koperin duke i shtuar pak kripë dhe piper.Shtoni dhe të brendëshmet e pulës në copa te vogla dhe grijini mire.Kesaj mase shtojini dhe fistiket që lamë mënjanë dhe mbushni pulën .Mbylleni mire me ndihmën e kunjave të dhëmbëve.Kriposeni dhe sipër vendosni disa copa te vogla gjalpi.Shtoni orizin dhe 1 gotë uji.Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më pare në 150° per 45-50 minuta.

Ndërkohe përzini Pana e tharet me pak kripë dhe piperin e zi.Këte masë shtojeni siper pulës dhe lëreni dhe për disa minuta të tjera ne temperature 180° deri sa pula te theket dhe pana të mpikset.Kjo kohë varion nga 30-40 minuta.

Shërbeheni të ngrohte me salsen e panes dhe me koper të grirë sir.

 

 

 

Ju bëftë mirë  :)

 

 

 

 

comments powered by Disqus