Pilaf orizi

Pilaf orizi

Pilafi i jonë është vërtet tepër i shijshëm i shërbyer për te shoqëruar pjatat e mishit dhe të peshkut por shpeshë here dhe si një pjatë e parë, pilafi i orizit ështe ndër pjata që gjëndet më shpesh në tryezat tona.Dihet që masa e tijë është një pjesë oriz me dy pjesë lëngë.

 

 

 

PERBERSIT:

200 gr oriz

400 ml lënge pule i nxehtë.

pak kripë

pak gjalpë

pak vaj ulliri

PERGATITJA:

Ne një tenxhere shkrini 3-4  lugë gjalpë me pak vaj ulliri dhe shtoni orizin.uleni zjarrin dhe skuqeni orizin derisa të fillojë të marri ngjyrë.Shtoni lëngun e pulës të nxehtë,kriposeni paksa,vendosni kapakun e tenxheres dhe lëreni të ziej në zjarre të mesem.Mos  përzieni dhe mos e hapni kapakun për 10 minuat e para.Eshte gati kur uji ka avulluar dhe në sipëfaqe janë formuar vrimat.Hiqeni nga zjarri dhe mbulojeni kapakun me një beze kuzhine ,lëreni të qetsohet dhe të ftohet paksa.

Shërbejeni per të shoqëruar pjatat e  mishit,të peshkut,perimeve të zjera ose sipër  me Salsa Gravy (Grevi)

Ju befte mire :)

comments powered by Disqus