Peshk shpatë i aromantizuar

Një pjatë e dytë mjaftë e lehtë për tu realizuarë.E përshtaçme në çdo stinë por sidomosë në stinën e verës kur gjithmonë na nevojitet  një pjatë me pak kalori.

 

 

 

 

PERBERSIT:për 2 persona

2 fileto peshku shpatë

2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër

2 lugë kaperi

1 tufë e vogël majdanozë

1 thelpi hurdhër

1 spec djegës

pak krip

1 gotë verë e bardhë

PERGATITJA:

Grini imët,hurdhrën,kaperin,specin djegës të pastruar nga farat dhe majdanozin.Vendosni të nxehet pak vaj ulliri në një tiganë dhe shtoni filetot e peshkut.Kavardisini paksa nga të dyja anët.Kur të jen gati hiqini dhe ruajini mënjane.Në të njëjtin tigan shtoni aromat që gritë më parë.Nëse është e nevojshme shtoni dhe pak vaj ulliri.Sapo vaji të aromantizohet bashkoni dhe filetot e peshkut te aromat.Kriposini dhe shuani me verë te bardhë.Lëvizni tiganin para - mbrapa në mënyre që të krijohet një tip salse nga emulsioni i vajit me verën e bardhë.Kur mos ndjeni më erën e e alkolit jan gati.

Shërbejini të nxehta me salsën dhe aromërat sipër.

 

 

 

 

Ju bëftë mirë :)

comments powered by Disqus