Përsheshi i Viti të Ri

Nuk mundë të quhet Viti i Ri pa përsheshin me gjel deti ose kaposh.Sa do i largohemi traditës shpeshë here,në festen e fundë vitit unë smundë ta imagjinoj tavolinën pa pajatancën kryesore,Përsheshin e Vitit të Ri.Sipas çdo krahine është i bërë me përbërs të ndryshëm.Në shtepin time ështe i bërë gjithmon në këte mënyrë.Më shkruani nëse keni ndonjë ide apo të më thoni nëse e keni përgatitur sipas kësaj recete dhe si ju ka dalë.

 

 

PERBERSIT:

për përsheshin

Kulaçi i Vitit të Ri

200 gr arra të qeruara

2 kokrra qep

një tufe mnder e freskt (ose të thate në munges të saj)

lëngu i pules që do piqni

për pjesen tjetër:

1 kaposh ose gjel deti rreth 2 kg e gjysem

krip dhe piper i zi

300 gr arra të qëruara

2 feta bukë

majdanoz

pak qumësht.

gjalpë në temperature ambienti

2 gota verë

lëngë vegjetale të ngrohte.

pak vaj ulliri

PERGATITJA:

Fillimishtë përgatisni kulaçin sipas kësaj recete.Kulaçi i Vitit të Ri e mbeshtjellim me beze dhe e lëme të kulloje mënjanë.

Vendosni dy fetat e buks në pak qumesht t na zbuten,i shtrydhim dhe i kalojm në një mikser sëbashku me arrat dhe majdanozin,shtoni pak krip dhe piper të zi.grijini mirë

Përcelloni mirë gjelin,thajeni me letër kuzhine nëse është akoma i njomë dhe kriposeni mjaftueshem si jashtë dhe brenda,mbusheni me masen prej buke dhe arre që pergatitem,qepeni daljen me spango kuzhine ose me kunja druri.Lyeni mirë nga të gjitha anët me gjalpin e butë dhe nëse keni kohë lëreni per rreth 1 ore të pushojë në  frigorifere nëse nuk keni kohë vendoseni të piqet në furren e nxehur me pare në 180° për 30-40 minuta duke e sperkatur me pak vaj sipër dhe shuar me verën e bardhe kur ka filluar të marri faqe.

Paskësaj mbulojeni me letër alumini,ulni gradacionine sobës në 140 grade dhe lereni te piqet për 1 ore e 30 minuta.(Munde dhe mos ta mbuloni nëse gjeli ështe i vogel.)Gjate kesaj kohe duhet ta njomni me lënge vegjetalë të ngrohtë dhe yndyren e tije.Nga fundi ngrini gradacionin ne 200° hiqeni letren e aluminit dhe lëreni të theket plotesishtë,njomeni përseri herë pas here që mos ju thahet mishi.Mblidhni lëngun e gatimit të tije dhe nese nuk ju mjaftone për të bëre persheshin shtoi pak lënge vegjetalë që beret për njomjen e gjelit.Ndërkohe që kemi gjelin akoma në furre përgatisni përsheshin.

PERGATITJA E PERSHESHIT:

Thërmoni kulaçin me duar (kjo eshte e detyrueshme shkermoqja me dorë),Grini qepen imët dhe ne nje enë te bollshme vendoseni te kavardiset me yndyren e gjelit(vetem yndyrën jo pjesen e lëngëshme) nëse nuk ju mjaftone shtoni pak vaj ose gjalpe,kur qepa ka filluare të marri ngjyrë trasparente shtoni kulaçin e shkërmoqur dhe kavariseni për pak minuta.Ndërkohe grini mëndren imët dhe shtojeni te përsheshi,filloni shtoni ngadal nga një garuzhe nga lëngu i gjelit të pjekur dhe përzini vashdimishte në menyre që mosj ju ngjitet,Kini kujdes me masën e lengut që shtoni pasi duhett shtuare nga pak në këte mënyre përsheshi nuk do ju qullet.Vazhdoni në këte mënyre derisa brumi i Kulaçit te jetë i zbutur komplete,spërkateni akoma me mënder ,shtoni thelpinjtë arrave, përzijeni përseri dhe shtojeni te tava ku po piqet gjeli dhe lereni për rreth 5 minua.Në këte mënyre do kini një përshesh edhe me të shkrifët.

Fikni sobën dhe lërini të pushojnë për disa minuta.Servireni të ngrohtë.

PS: gjelin zakonishtë unë e mbushë sepse më lejon te kemë një mish më të butë por nuk ështe e detyrueshme,mund ti fusni brenda dhe disa gjysma molle dhe limon në këtë mënyrë do jua ruajë të butë pjesën e gjoksit e cila është më delikate dhe i jep aromë.Ja hiqni gjatv momentit të servirjes.

 

 

Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Festat :)

 

 

 

 

 

 

comments powered by Disqus