Perime të ziera në avull

Një ndër kontornont më të shpejta për tu përgatitur.Perime të ziera në avull.Për ti ruajtur ngjyrën dhe vlerat ushqimore,zakonishtë zihen në një kanistër bambuje apostafatë për këtë proçedurë por në munges të saj fare thjeshtë mund ti zieni mbi kullesën e makaronave.

 

 

 

PERBERSIT:

karrota

kungulleshka

brokoli

brokoli romanesk

lulelakër

selino

 çdo llojë tjetër perimeje që dëshironi

kripë  e trashë

PERGATITJA:

Lani dhe pritini perimet në copa të mëdha.Vendosni një tenxhere me ujë të bollshem dhe kur të marri valë vendosni sipër kullesën e makaronave.Duhet të puthiten mirë mbasë anëve të tenxheres dhe duhet të llogarisni që uji të rri dy gishtë poshtë nga kullesa e makaronave.Radhisni perimet në të dhe shtoni në çdo shtresë perimesh pak kripë të trashë.Mbulojeni me një kapak dhe lërini të ziene në avulle derisa shikoni që perimet jane zierë plotesishtë.Mbasi jane ziere mundë ti shpërlani me ujë te ftohtë kështu do ruajnë ngjyrën e tyre edhe më të bukur.

Shërbejini si kontorno me pjatat e mishit dhe të peshkut të thjeshta ose të marinuara me vaj ,krip dhe piper të zi.

 

 

Ju bëfte mirë :)

 

 

comments powered by Disqus