Speca Gogozhare

Speca Gogozhare

Te pergatitura ne shtepi sigurisht jane shum te shijshme,pastaj e gjithe shtepia mere nje arom te kendeshme.

Perbersit:

1 kg me speca te kuq pak te medhenje dhe me tul

piper i zi  10-15 kokrra

krip

1 filxhan kafe vaj ulliri

1 filxhan kafe uthull te kuqe ose te bardh

1 got uje

gjethe dafine

6 thelpinje hurdher

majdanoz

Pergatitja:

Preva specat ne feta paksa te medha  dhe i shtrova nje rrjesht ne tenxheren me presionit,paskesaj shtova 3 thelpinje hurdher,disa kokra piper te zi,gjethet e majdanozit,dafinen dhe pak krip.Pastaj shtrova rrjeshtin tjeter te specave dhe perserita te njejten procedur duke shtuar brenda te gjith pjesen tjeter te perberseve te ngelur(dafin,majdanoz,piperin kokerr,hurdhrat) shtova dhe vajin e ullirit,uthullen,ujin dhe perseri pak krip.I vulosa me kapakun ermetik dhe i vendosa ne zjarr te mesem.I lash ne zjarr 15 minuta pasi tenxheria filloi te nxjerri jasht avullin ose kur fillon e fishkellen.

Mund ti konservoni ne frigorifer ose ne vazo qelqi te mbyllura emertikisht ne uj te vluar dhe i lini ne nje vend te fresket dhe te erret.Te pergatitura ne kete menyre Specat mund te konsumohen menjeher pasijan ftohur dhe nuk kan nevoj te kaloj shum kohe.Nje kontorno shum i mire per te shoqeruar pjatat ne baze peshku dhe mishi.

 

 

Ju Befte mire :)

 

 

 

 

 

comments powered by Disqus