Panxhar i marinuar

Sot në kuzhinën time një kontorno panxhari e marinuar me hurdhër,majdanoz dhe vaj ulliri.Për të shoqëruar biftekët e mishit.Nese  nuk ju pëlqen hurdhra mund të bëj dhe pa të por mua më pëlqen shumë hurdhra keshtu që vështire mos ta vej në këtë recet.

 

 

 

PERBERSIT:

4 kokra panxhar

një tufë majdanoz

3 thelpinjë hurdhër

krip dhe piperi zi

uthull të kuqe

vaj ulliri ekstra i virgjër

PERGATITJA:

Vendosni panxharin të ziej në ujë me kripë për 10 -15 minuta.Lëri të ftohen,qërojini dhe pritini në feta ose në copa të vogla ose julien(zhulien te prera në shkopinjë)Kriposini dhe shtojini pak piper.Marinojini me hurdhër dhe majdanoz të grirë imët,pak uthull të kuqe dhe vaj ulliri.Lërini të marinohen për rreth 1 orë para se ta servirni.

Ju bëfte mirë :)

 

 

comments powered by Disqus