Paçe koke

Paçja mund te behet  si me kokë bagëtie ose viçi.Unë kam përdorur kokën e qingjit.

 

 

 

 

PERGATITJA: për 4 persona

1 koke

pak vaj ulliri

2 lugë miell

spec djegës

kripë dhe piperi zi

 2-3 lugë uthulle

3  thelpinj hurdhera

1 qepë

 2 karrota, 

2 deg selino,

një tufe e vogël majdanoz.

2-3 gjethe dafine

1 lugë salsë konçentrat domateje

PERGATITJA:

Koka pastrohet, copëtohet ne dyshë vihet në uje të ftohtë që të lahet e ti ikë gjaku per rreth 2 ore,pastaj vendoset në tenxhere, mbulohet me ujë të ftohtë dhe vihet ne zjarre. Kur të ketë marrë i hiqet shkuma dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, duke i hedhur qep, karrota, selino,krip dhe piper te zi ,disa gjethe dafine. Lihen derisa të jetë zier mirë për rreth 1 ore e pak deri sa  mishi  të ndahet lehtë nga kocka.Gjatë kohës mundë ti shtoni ujë sa i mjaftonë. Kullohet lëngu, qërohet mishi nga kockat dhe pritet në copa të vogla. Në një tjetër tenxhere shtohet vaji dhe mielli duke i skuqur bashkë deri sa mielli të marri ngjyre të arte,pastaj shtoni salcën  dhe lëngun e marrë nga zierja e kokës. Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i zier, speci djeges,majdanozi i grire imet  dhe lihen të ziejë në zjarr të avashët edhe për disa minuta duke regulluare me  kripë e piper të zi nëse është e nevojshme përsëri. Në fund paçes i hidhen hudhra të shtypura dhe uthull.

Ju bëftë mirë :)

 

comments powered by Disqus