Mish keci i pjekur në furrë

Mish keci i pjekur në furrë

Të pjekësh mish në furrë nuk është dhe aq e thjeshtë sa mendohet.Shpeshë here mishi del shumë i thatë ose i pa pjekur mirë nga brenda.Për një rezultate sa më të shkelqyer janë të rëndesishme dy gjëra,temperatura  e pjekjes,dhe njomja e tijë herë pase here gjatë pjekjes.Mishi i kecit si dhe ai i qingjit per tu gatuarë sa më mirë ka nevoje për yndurën e tijë por dhe yndyrën që i shtohet për tu pjekur.

Mua personalishtë ka filluare të më pelqejë  më shumë mishi i kecit sesa ai i qingjit,është më pak i dhjamosur dhe ka shijen pak më delikate se ai i qingjit.

 

 

PERBESRIT:

Mish keci

pak rigon

2 thelpinjë hurdher

2 gota verë të bardhe

1 gotë vaj ulliri

kripë

piper i zi

majdanozë

2 kokra limonë

PERGATITJA:

Pastroni mishin nga ndonjë dhjamë i tepërt ose lëkurë.Vendoseni të marinohet të pakten 2 orë para pjekjes me rigon,krip,piper të zi,hurdhërat e qëruara dhe disa degë majdanozi,vaj ulliri dhe verë.Përzijeni mirë që gjithë përbersit të bashkohen me njëri tjetrin,mbulojeni enën me qese kuzhine dhe vendoseni ne frigoriferë.

Kaloi kjo kohë,hiqni degët e majdanozit,dhe kulloni mishin nga lëngu i marinimit,ruajeni lëngun mënjane,do ju duhet për ta njomur mishin gjatë pjekjes.

Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 150 ° për rreth 1 ore e pak,gjatë kësaj kohe njomeni herë pas here me lëngun e marinimit dhe lëng limoni.Kontrollojeni mbas 1 ore nëse është i pjekurë.Nëse ka mare ngjyrën e kuqerremtë dhe është i shkrifet në përtypje atëherë eshte gati.

Shërbejeni me kontorno të ndryshme.Lakra Brukseli te Kavardisura Patate ne furre Perime Zgare Speca te Pjekur

Ju bëfë mirë :)

 

 

comments powered by Disqus