Midhje fiston (capesante) të mbeshtjella me kadaif

Një antipaste teper e këndshme dhe me shumë shije orientale kjo që po ju sjell sot.I bërë nga kadaifi një produktë shumë i dashur nga unë për të realizuar antipasta moderne.

 

 

 

 

PERBERSIT.

Kadaif

10 midhje fiston

krip dhe piper i bardhë

pak gjalpë

1 lugë mjaltë

2 lugë sals soje (mundë ta gjeni fare lehtë në supermarketet e furnizuara mirë)

PERGATITJA:

Lani dhe thani me një beze kuzhine midhjet.Në një tigan që nuk ngjitë shtoni pak gjalpë dhe skuqini midhjet fiston paksa nga të dyja anët.Kriposini dhe shtoni pak piper të bardhë.Hiqini dhe lërini të ftohen.

Merrni pak kadaif duke e terhequr në menyre vertikale dhe mbështillni me të midhjet në formën e një roleje.Vazhdoni kështu dhe për pjesën tjeter të mbetur.Vendosini në një tav me letër furre poshtë,sipër midhejve vendosni pak gjalpë dhe piqini në furrën e nxehur më pare në 200° për 15 minuta ose deri kur shikonin që kan marrë ngjyrën e  bukur të artë.Bëni një tip salse për ti shoqëruar duke përzier mjaltin me salsën e  sojës.

Shërbejini të ngrohta me salsën.

Ju bëftë mirë :)

 

 

 

 

 

comments powered by Disqus