Medalion viçi me mustardë

Një pjatë e dytë tepër e shijshme.Fare e thjeshtë për tu përgatitur dhe me pak përbërës.

 

 

 

 

PERBERSIT: për 2 persona

4 Fileto ose medalion viçi

1 qep

2 lugë mustardë

1 gotë verë e bardhë

krip dhe piper i zi

pak gjalpë i qarët (gjalp i shkrirë i kulluare në napë)

PERGATITJA:

Shkrini pak gjalp dhe vendosni medalionët të skuqen nga të dyja anet.Shuajeni me verë të bardhë.Kur vera të jet avulluar hiqini medalionët,kriposini dhe ruajini mënjane me letër alumini sipër që të rrin të butë.Ndërkoh prisni qepët në feta të holla.Dhe vendosini  te i njëjti tigan që skuqet mishin.Kavardisini në zjarrë të ulët dhe shtoni pak ujë që të gatuhen.Kur të jen të zbutura mjaftueshëm shtoni mustardën dhe medalionet e viçit.Lërini që gjithë aromat të përzihen me njëra tjetrën,shtoni pak krip nëse ka nevoj përsëri dhe piper të zi.

Shërbejini të ngrohta me salsën e tyre.

Ju bëftë mirë :)

 

 

 

comments powered by Disqus