Makarona Pizzoccheri (picokeri)

Kush ka qenë njëherë të vetme në malet e Italisë ne periudhën e dimrit nuk mundet të mos i ketë provuarë  këto llojë makaronash.Pjatë dimërore,e pasur në kalori.Pjata simbolë i kuzhines Valtellinese.Të përgatitura me një llojë mielli të veçantë të marrë nga gruri saraçeno(nuk e kam iden fare si mundë të quhet në shqip ky llojë mielli) ato marin shijen dhe ngjyrën karakteristike që i përfaqeson.Në rrjetin e supermarkete Conad i gjeni me siguri.

 

 

 

PERBERSIT: për 4-6 persona

400 gr pizzoccheri (pizokeri)

100 gr gjalpë

2 thelpinjë hudhëra

300 gr patate

150 gr djathë Grana Padano ose Parmiggiano (parmixhano) i grirë

250 gr lakër savoje ose lakër të bardhë ose të zezë

kripë  dhe piper i zi

PERGATITJA:

Qëroni patatet dhe pritini në kubik mesatarë.Lakrën priteni trashë.Vendosini të ziejnë në ujë  të valuar me kripë për 5 minuta.Pastaj shtoni dhe makaronat picokeri të ziejnë bashkë me perimet.Lërini edhe 10 minuta të tjera.

Ndërkohe shkrini gjalpin dhe aromantizojeni me hurdhrën e shtypur me dorë derisa dhe hurdhëra të jetë skuqur.

Kaloj koha e gatimit të makaronave dhe perimeve,kullojini dhe lërini mënjanë.

Në pjaten ku do ta servirni alternoni pjesë nga masa me makarona dhe perime,djathë të grirë dhe gjalpë të shkrirë.Sipër vendosni dhe disa fleta djathi të prera hollë.Pluhëroseni me piper të grirë në momentë.

Sherbejeni të nxehtë.

 

 

Ju bëfte mirë :)

 

 

comments powered by Disqus