Makarona Paccheri (pakeri) me midhje fiston (capesante)

Ky formatë makarone është nder të preferuarit e mi,sidomose kur përgatiten në baze peshku.Besoj se dhe në Shqiperi jan lehtësishte të gjendëshme në supermarkatat e furnizuara mirë.Po ju lë me recetën

 

 

 

PERBERSIT:

200 gr makarona paccheri(pakeri)

10 midhje fistone

3-4 luge salse domatesh lëngë

kripë dhe piper i zi

2-3 speca djegës

një tufë e vogël majdanozë

2 thelpinjë hurdhër

vaj ulliri ekstra i virgjër

1 gotë verë e bardhë

PERGATITJA:

Vendosni ujin të ziej dhe kur të jet gati shtoni krip dhe makaronat paccheri(pakeri).

Në një enë hidhni 2-3 lugë gjelle vajë ulliri,shtoni specin djegës,hurdhërat e shtypyra dhe majdanozin e grirë.Prisni midhjen fiston (capesanten)në copa të vogla duke lëne veç koralin e tyre pjesën portokalli.Shtojini te ena ku kemi vajin dhe kavardisini për pak minuta,shtoni dhe koralin e tyre dhe pasi i keni kavardisur sëbashku përseri për disa sekonda të tjera shuajini me verën e bardhë.Lërëni që vera të avulloje dhe shtoni salsën e domates pak kripë,ulni zjarrin dhe lërini që salsa të gatuhet,kur makaronat të jen gati kullojin dhe shtojini te salsa e tyre sëbashku me pak ujë nga gatimi i makaronave në mënyrë që të rizotohen.Lërini në zjarre derisa të perfitoni një salsë kremoze.Shtoni piper sipas dëshirës dhe akoma majdanozë të grirë imët.

Shërbejini të ngrohta.

 

Ju bëfte mirë :)

comments powered by Disqus