Makarona me Tartuf të zi

PERBERSIT:

280 gr makarona format i gjerë

1 tartuf i zi veror 100 gr

1 thelpi hurdhër

200 gr vaj ulliri

kripë

PERGATITJA:

Vendosni ujin të ziej dhe kur te jet gati kriposeni dhe shtoni në te makaronat.

Nderkohe përgatisni salsën e tartufit duke aromantizuar vajin me hurdherën komplet te shtypur me dorë
 dhe kur hurdhera te jet skuqur hiqeni,shtoni tartufin e zi të grire me rende ose ne copa te vogla dhe kavardiseni per pak minuta,kriposeni.Kulloni makaronat dhe shtojini te salsa me tartuf,shtoni 1 garuzhe nga uji i zierjes se tyre dhe rizotoini per disa minuta.

Shërbejini të nxehta.

Ju bëfte mirë :)

comments powered by Disqus