Kupë me sallatë verore

Kupë me sallatë verore

Nese deshironi te pergatisni një darkë me mikeshat tuaja atehere habitini ato me përgatitjen e kësaj sallate verore që ben figurën e saj.Me pak përberes dhe tepër e shpejtë per tu pergatiturë

PERBERSIT:

domate qershizë

rrush i zi pa bërtham

djathë i bardh

1 luge sheqer

aceto balsamico (uthull balsamike)

vaj ulliri

pak gjalp

disa feta buke.

borzilok për dekorim

PERGATITJA:

Në nje ene karamelizoni domatet qershizë me 1 lug sheqer dhe pak gjalp.Kur sheqeri te filloj te marri ngjyrë të artë shtoni pak uj.Perzini her pas here qe mos tju digjen,ne fund kur uji te ketë avulluar dhe domatet të fillojnë të vyshken shuajeni me pak aceto balsamico.Hiqini kur shikoni qe eshte formuar salsa e karamelit.Vendosni buken te theket.

Prisni djathin e bardh ne kubike,lani rrushin dhe filloni kompozoni kupen duke alternuar domatet,rrushin,djathin e bardhë,nje fetë bukë të thekur,Siper shtoni salsen qe karamelizuam domatet dhe vajin e ullirit.Dekoroni me gjethe borziloku.

Sherbejeni menjehere.

 

Ju befte mire :)

 

 

Komente Private

Asnje e dhënë sju behet publike

comments powered by Disqus