Kungull në Furrë

Meqë ështe dhe koha e kungullit dimëror sot po e sjell për ju në formën e një kontornoje.Mos jini dyshyes me veten ta pergatisni apo jo pasi mund të jet një shije e panjohur por ju siguroj që është shumë i mirë dhe nje risi e re për të shoqëruar biftekët ose filetot e ndryshme.

 

 

 

PERBERSIT:

1 kungull me brumë të verdhe

rozmarin e fresket

pak krip dhe piper të zi

vaj ulliri ekstra i virgjër

pak gjalpë

PERGATITJA:

Pastroni kungullin nga farat dhe lëkura dhe priteni në copa të mëdha.Kini parasyshe që kungulli gjatë pjekjes humbet ujin e tijë te vegjetacionit dhe për mos u gjendur para copave mikrospkopike ju këshilloj ti prisni relativishte të mëdha.

Shtroni një tepsi me letër furre poshtë dhe vendosni në të kungulline.Kriposeni,shtoni piper të zi,rozmarinën e freskët dhe pak vaj ulliri.Vendosni dhe disa copa të vogla gjalpë sipër dhe vendoseni të piqet për 40-45 minuta në furren e nxehur më parë në 180°.

Sherbejini të ngrohta.

Ju bëfte mirë :)

comments powered by Disqus