Kukurec me të brendëshmet e qingjit

Një recete e vjetër që u përgatiste gjithmonë në menun e festave dhe pse në ditët e sotme ka humbur tradita e përgatitjes së tijë.Në shtepin time e përgatit gjithmonë im atë.Unë nuk kam qene një fans e madhe e ngrënies së mishit jo më të të brendëshmeve te tije.Me kalimin e kohës duke u larguar nga vendi ytë ndonjeher të vine në mendje ushqime dhe të merr malli ti përgatisesh përseri ,ndoshta për të sjellë sado pak atmosferën e familjes tënde në një vendë tjeter.Sot për ju po sjellë receten e kukurecit të qingjit.Eshtë i thjeshtë dhe pse duket teper i vështirë.Do ju keshilloja që ti mernit direkt të pastruara të brendëshmet nga kasapi juaj ne këte menyre do ju lehtesohet mjafte puna.

 

PERBERSIT : për 4-5 veta:

Te brendeshmet e qingjit(zorrët.mëlci,zemër,mushkri,gjëndrat,dhjamrat etj)

rigonë

piper i zi

kripë

nje tufë e vogël majdanozë

një tufë e vogël koper

disa thelpinjë hurdhër

1  limonë

pak vaj ulliri

2 gjethe dafine

PERGATITJA:

Lahen mirë të brendëshmet dhe përvec zorrëve pjesët e tjera priten në copa katrore dhe kriposen,piperosen dhe ju shtohet pak rigon dhe hurdhër e shtypyrë.Zorrët i lajni mire duke i kthyer nga ana tjetër. I marinoni me hurdhër të shtuypur,kripë,piper të zi dhe rigon.Shtoni dhe pak vaj ulliri sipër tyre.

Në nje shufër ose shkop për shishqebap kalohen një nga një te alternuara midis tyre të gjithë pjeset e prera katrore të brendëshmet e qingjit.

Lëni një hapsire misdis dy ekstremiteteve.Merrni  fillimin e zorrëve dhe shponi në majë te shufrës që të na ngecet dhe rrethoni në menyre horizontale të gjithë shufrën me të brendëshme duke i ngecur zorrët te dy eksstrimitetet dhe  i lidhur fortë që mos hapet gjatë pjekjes.Me zorrën tjetër bëni një mbeshtjellje në menyrë vertikale duke e shtrënguare mirë dhe duke u siguruarë mos lini asnjë hapsire midis zorrëve.

Vendoseni kukurecin në një tavë me letër furre poshtë,kriposeni përseri nëse ka nevoje,shtoni koper dhe majdanozë të grirë imët,pak vaj,gjethet e dafines dhe vendoseni të piqet në 180°  per 50 minuta,nga mesi i pjekjes shuani me lëngun e 1 limoni

Shërbejeni të ngrohtë me erëza sipër dhe lëngun e pjekjes.

Ju Bëftë mirë :)

comments powered by Disqus