Kos dhe pana me fruta pylli

Kos dhe pana me fruta pylli

Një nga ato ëmbelsira të shpejta për të bërë kur ju vjen nepsi për diçka të ëmbël dhe skeni shumë kohe ta përgatisni.

 

 

 

 

PERBERSIT:për 4 persona

250 gr kos i bardhë i plotë ose kos grek

125 ml pana e freskët e ftohtë

2 lugë sheqer pluhur

250 gr fruta pylli

pak vanilje

PERGATITJA:

Së pari lani frutat e pyllit dhe vendosini në një enë me 1 lugë sheqer pluhur.Enën vendoseni në zjarrë të avashët dhe lerini derisa sheqeri të shkrijë,dhe frutat të formojnë një tip salse të hollë Përzijeni herë pas here që mos ju ngjitet.Hiqeni dhe  lëreni të ftohet.Rreth 6-10 minuta gjithësej duhet te rrijë në zjarrë

Kosin përzijeni me pak vanilje.Rrihni panën duke shtuar pak nga pak sheqerin e mbetur dhe kur të  jetë gati bashkojeni duke e përzierë ngadal me kosin. Alternoni në një gotë shtresa nga kremi me pana dhe kos dhe frutat e pylli me shurupin e tyre.

Mundë ta konsumoni direkt ose pasi ka pushuarë 1 orë në frigoriferë

Unë kisha dhe mafishe dhe ja shkërmoqa sipër.

Ju bëfte mirë :)

 

 

 

 

comments powered by Disqus