Koc e egër në furrë me perime

Sot në kuzhinën time një tjetër peshkë i përgatitur me perime.Koca e egër.

 

 

 

 

PERBERSIT: për 2 persona

2 koca të egra rreth 400 gr secila

2-3 finoke

2 presh

3-4 kokrra patate të mesme

2 rrënjë brokoli

3-4 karrota

pak majdanozë

kripë dhe piper i zi

2 thelpinjë hurdhër

pak vaj ulliri

PERGATITJA:

Pastroni peshkun dhe kriposeni si brenda dhe jashtë dhe mbusheni me hurdhërat e prera në feta të holla.Prisni të gjitha perimet në copa të mëdha.Vendosni peshkun dhe perimet në nje tave me letër furre poshtë.Kriposni perimet,shtoni sipër vaj ulliri,piper dhe majdanozë të grirë imët.Vendosini të piqen në furrën e  nxehur më parë në 200° për 30 - 40 minuta në madhesi të peshkut tuaj.

Shërbejeni të nxehtë me majdanozë të grirë sipër dhe feta limoni.

 

 

Ju Bëftë mirë :)

 

 

 

comments powered by Disqus