Kek me fruta pylli dhe kos

Emri origjinal plumcake per formën e tij që ne e perkthejme kek ështe një ëmbelsirë shumë e mirë për mëngjes ose për një kafe ose çaj mbasditeve.I pasuruar me fruta pylli ai bëhet vërtet tepër i shijshëm.

 

 

 

 

PERBERSIT:

300 gr miell oo

2 vezë temperaturë ambjenti.

150  ml kos

1 pako me sodë ëmbelsirash

150 gr fruta pylli të fresketa

100 gr sheqer

60 gr gjalpë i shkrirë

dy maja gishtash kripë

1 lugë e vogël vanilje

PERGATITJA:

Rrihni vezët me sheqerin dhe shtoni gjapin e shkrirë.Përzieni vazhdimishtë derisa të përfitoni një krem, pastaj shtoni kosin,Përzieni përseri dhe shtoni duke situr miellin të përziere me vaniljen,sodën e ëmbelsirave dhe pak krip.Përzieni derisa të përfitoni një masë lisho dhe homogjene.Në fundë është rradha të shtoni frutat e pyllit dhe përzieni masën ngadalë me një lugë druri ose spatul kuzhine.Lyeni me gjalpë dhe pluhërosni me miell formën e kekut dhe shtoni në të brumin.Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180° për 40-45 minuta.Gjithësesi bëni proven e një shkopi dhëmbësh futeni në mes dhe nëse ai del i pastër është gati.

Lëreni të ftohet para se ta shërbeni.Mos u beni të padurueshëm si unë që e preva akoma të nxehtë dhe të pakulluar mirë.Duket dhe nga fotoja që e kam prerë akoma të nxehtë por smundesha dot ti rezistoja erës së mire që lëshonte.

 

 

Ju bëftë mirë :)

comments powered by Disqus