Karkaleca të mbeshtjell në peta

Një finger- food me shije orientale ky që po ju prezantoj sot.Karkalecat të mbështjell në peta të shoqeruar me salsë soje.Për tu konsumuar me duar, kjo antipastë shumë e mirë për të shoqëruar një birrë te ftohtv ose nje gotë verë të bardhë.

 

 

 

PERBERSIT:

kakaleca

1 pako me peta të gatëshme të freskëta

pak gjalpë i shkrirë

salsë soje

kripë

1 hurdhër

PERGATITJA:

Pastaroni karkalecat nga gëzhualli dhe fija e zezë,duke i lën vetëm kokën që dhe këtë sipas dëshirës dhe mund tja hiqni.Në banakun e punës shtroni një petë, lyeni me gjalpë të shkrirë dhe priteni në shirita me gjëresin e trupit të karkalecit.Vendosi sipër një shiriti pete karkalecin,kriposeni,lyeni pak me gjalpë të shkrirë dhe të aromantizuar me një hurdhër me këmish dhe filloni bështilleni me petën.Në fundë lyeni me gjalpë përseri sipër.Bëni kështu dhe për pjesën e mbetur të karkalecave.Vendosini të piqen në një tavë me letër furre poshtë në 200° për 15 minuta ose derisa shikoni që sipërfaqja e petës është bërë krokante.Shërbejini menjëher me salsë soje anash për ti ngjyerë në të.

 

 

Ju Bëfte mirë :)

comments powered by Disqus