Kaposh i mbushurë me gështenja

Kaposhi i mbushurë gjithmon ka qenë një pjatë e festave ose kur kemi të ftuarë në shtëpi.Mundë ta mbushni me çdo llojë përbersi,klasikja është me mishë të grirë derri,proshutë,bukë të thekur ose në qumësht dhe erëza.Unë sot e solla të mbushur me gështenja.një shije mjaftë delikate dhe mbushja ndihmonë për mbajtjen e gjoksit të kaposhit më të butë dhe jo shumë të thatë në brëndesi.Përgatitja është fare e thjeshtë vetem ajo që une do ju keshilloja është që ta përgatisni disa orë përpara se ta piqni në këtë mënyre mishi do aromantizohet me shumë dhe lëkura e kaposhit do të ketë thithur të gjithë kripën.

 

PERBERSIT:

1 kaposh reth 3 kg

1 liter lenge vegjetale

400 gr gështenja të zjera

100 gr proshutë të pjekurë

1 tufë e vogël majdanozë

1 dorë ullinjë pa farë

2 lugë galet (bukë e tharë e shkërmoqurë)

50 gr gjalpë temperaturë ambienti

disa fletë pançetë e ëmbël

kripë dhe piperë të zi

1 gotë vere të bardhë për shuarje

1 limonë

pak vaj ulliri

disa thelpinjë arra

PERGATITJA:

Së pari zjeni gështenjat të qeruara nga lëvozhga,lërini të ftohen dhe qërojini nga cipa e brëndeshme që eshte si pushë

Vendosini në një mikser së bashku me ullinjtë pa bërthamë ,majdanozin,galetën,proshutën e pjekur, pak kripë dhe piper të zi.Grijini deri sa të përfitoni një tip brumi të butë.Shtoni dhe thelpinjtë e arrave te brumi me gështenja  dhe ruajeni mënjane.Përcelloni mire kaposhin dhe lajeni mirë si jashtë dhe brenda.Lëreni të kullojë dhe thajeni shumë mirë me letër kuzhine si jashtë dhe brenda.Lyjeni mirë me kripë nga të gjitha anët dhe brenda.Mbusheni kaposhin me mbushjen që përgatitëm,qepeni me spango kuzhine ose me ndihmën e disa kunjave druri.

Kriposni gjalpin që është në temperaturë ambienti dhe lyeni me të mirë nga të gjitha anët kaposhin,mundohuni ti fusni dhe ca poshtë lëkurës së tijë nga pjesa e qafës.Në këte mënyre do të përhapet në brëndesi të gjoksit dhe do e mbajë mishin e tijë edhe me të bute.Nëse keni kohë lëreni rreth 2 orë te pushojë,ideale do ishte nëse e përgatisni një natë më parë.

Vendoseni të piqet  në furren e nxehur më pare ne 180° duke shtuare sipër dhe pak vaj ulliri në mënyre që gjalpi mos digjet shpejtë,gotën me verë dhe lëngun e një limoni.Me letër alumini mbeshtillini  fundet e këmbes qe mos ju digjen shumë.Lëreni për rreth 30-40 minuta deri sa të ketë marrë pak ngjyrë te pjekur.Vendosni te gjoksi pançetën në këtë mënyrë  mishi nuk do digjet dhe nuk do thahet shumë,vendoseni përsëri në furrë.Ulini gradët e sajë në 140° dhe lëreni të piqet për rreth 2 orë.Duhet ta njomëni çdo 30 minuta ose dhe me shpeshë me lëngun  e tijë dhe lengun vegjetale..Nga fundi nëse e doni edhe  pak më të kuqerremtë,çojini gradët te maksimumi ,hiqni pançetën nga gjoksi i tijë (ruajeni mënjane se do ju sherbeje per salsen shoqëruese) dhe lëreni të skuqet mirë per 10 minuta.Fikeni son dhe lëreni të pushojë disi në këte mënyrë gjithë lëngjet dhe shijet do bashkohen me njëri tjetrin.

Shërbejeni me një kontorno  Patate ne furre  ,mbushjen e tijë ose me Salsë shoqëruse për mish shpendësh.

 

 

 

comments powered by Disqus