Kadaif me arra

Një ëmbelsirë me origjinë turke mjaftë e përhapur dhe në vendin tonë sidomosë në festat e fundë vititi apo ato fetare.

 

 

 

 

PERBERSIT:

1 kg kadaif i freskët

2 filxhane çaji arra të qëruara

200 gr gjalpë

2 lugë sheqerë.

për sherbetin

750 ml ujë

1 kg sheqerë

karafila

PERGATITJA:

Copëtojni  arrat me duarë dhe një pjesë të tyre i përzijini me  2 lugë sheqerë.Shtroni kadaifin dhe merrni një pjese prej tijë i vendosni pak nga përzierja e arrave me sheqer dhe mbështilleni në forme roleje.Ekstremitetet ja mblidhni  mirë brenda në mënyre që mbushja mos na dali.Vazhdoni kështu për gjithë pjesën tjetër.Sipër i hidhni  gjalpin e shkrirë dhe disa copa te vogla gjalpi ja vendosni sipër .Shtoni dhe pjesën tjetër të arrave  të mbetura.

Vendoseni  të piqet në furrë në 140° për rreth 1 ore.Duhet të jetë bërë krokante dhe me ngjyrë të artë.Fikni  sobën dhe lëreni të ftohet plotësishtë.

Nderkohe përgatisni sherbetin duke tretur në ujë sheqerin,shtoni dhe disa kokrra karafilë dhe vendoseni në zjarrë të mesëm derisa të marre valë,duhet të llogarisni ta lini rreth 10 minuta mbas vale së pare.Fikni zjarrin dhe lëreni të vaket.Kur te jet gati shtojeni sipër kadaifit dhe lëreni deri sa të njomet plotësishtë.Një ditë e tëre do ishte ideale.

Ju bëfte mirë :)

 

 

 

 

comments powered by Disqus