Jufka me kaposh në furrë

Jufkat, pjatë e origjines së Malsisë së madhe.Të gatuara në këtë mënyre bëhet një pjatancë e vetme për tu konsumuar gjatë një dreke ose darke familjare.Por dhe në menun tuaj festave bën figurën e sajë.

PERBERSIT:

1 kaposh 1 kg

1 kg jufka

pak gjalpë

kripë

100 gr arra të qeruara

PERGATITJA:

Vendosim kaposhin të ziej me ujë te bollshëm me kripë.Mos e zjeni shumë që mos ju prishet forma.Ruajeni lëngun e tijë.Vendoseni në tavë te lyer me gjalpë dhe mbusheni me arra.Piqeni në furren e nxehur më pare ne 180° për 40 minuta ose derisa të shikoni që ështe skuqur mirë nga të gjitha anët.

Në tavën ku poqet kaposhin ,shtroni jufkat e skuqura llogarisni të shtoni reth 1 litër e gjysëm lëngë kaposhi të nxehtë.Vendoseni përseri në furre për 5-10 minuta derisa jufkat të ziejne.Duhet të jenë pak të lëngëshme.

Shërbejeni në tavoline siç i nxorrët nga furra me tavën e tyre,akoma të nxehta.

Ju befte mire :)

 

 

comments powered by Disqus