Gliko Shalqini

Të vetmen pjesë të shalqinit që unë konsumoj janë lëkurat e tijë.Nuk i haj të gjalla jo :) dhe pse shpeshë here femijë dhe i kemi kapërdirë poshtë) por të trasformuara në gliko.Një ndër glikot e mija të preferuara.Zakonishtë e lej me shumë lëngë pasi më pëlqen të lyej një fetë bukë me gjalpë  me të dhe nëse nuk dua të konsumojë glikon.

 

 

 

PERBERSIT:

1 kg lëkura shalqini

1 kg sheqer

2 gota ujë

rreth 100 gr gëlqere

gjethe barbaroze

PERGATITJA:

Për këtë përgatitje siç e dimë duhen lëkurat e trasha shalqinit.I qëroni nga ndonjë pjesë e kuqe që ka ngelur dhe lëkura e jashtëme.Dmth pjesa jeshile.Pritin në format që dëshironi më shumë yllë,zemra,trekëndësha ose kubik si në rastin timë dhe vendosini në ujë të bollshëm të përziere me gëlqere për rreth 1  deri 2 orë.Kalojë kjo kohë, kullojini dhe shpërlahini sa më mirë dhe vendosini në një tenxhere të bollshëme me sheqerin dhe 2 gota ujë.Lëreni të vlojë në zjarrë të avashët me intervale kohe nga 20 -30 minuta për tre herë rrjeshtë  duke bëre pushime nga 30- 40  minuta e kështu me radhë derisa lëngu që lëshojnë lëkurat dhe uji të jenë trashur dhe glikoja të jete gati.Për aromë mundë ti hidhni barbarozë ose karafil.Une e bëj gjithmonë me barbarozë sepse eshtë shija që më pëlqen me shumë.Nuke e di çfarë efekti ka kjo mënyrë zjerje me shkëputje po kështu e bënte gjyshja ime,pastaj mami,kështu e bëj dhe unë.Tani që po e shkruaj mu kujtua ky fakt, dhe  kam harruar ti pyes ç'kuptim ka?!

Lëreni të ftohet dhe ruajeni në frigorifer.

 

 

comments powered by Disqus