Ftua i pjekur me mjaltë dhe arra

E thjeshtë për tu pergatitur kjo recetë e cila mundë të shërbehet si një ëmbelsirë mbas njëvakti apo mbas një caji.Profumi që do përhapet në shtëpi është i mrekullueshëm.Përbësit nuk kanë një masë të caktuarë,shikoji pak a shume me sy sa nevojiten.

 

 

 

PERBERSIT:

ftonjë

mjaltë

arra

sheqer

PERGATITJA:

Lani dhe thajini me një beze ftonjtë.Ndajini në dy pjesë dhe pastrojini nga farat duke bërë një tip zgavre në mes.Lyjini me pak sheqer anët e tijë dhe vendosini të piqen në  një tavë me letër furrë poshtë në temperaturën 200°për rreth 40-50 minuta.Mund ti mbuloni me letër alumini nëse ftonjtë i kini shume të medhenjë.Letra e aluminit do i ndihmojë të krijohet lagështire e nevojshme per tu  te pjekur më shpejtë dhe ja hiqni afër fundit në mënyrë që të karamelizoni sipërfaqen.

Ndërkohë në një enë përzini disa lugë mjatë me arra.dhe kur ftonjtë të jenë pjekur dhe karamelizuar hiqini dhe në mes të tyre mbushini me komposton me mjaltë dhe arra.

Shërbehen  si të ngrohtë ashtu dhe të ftohtë.

Ju bëfte mirë :)

 

 

comments powered by Disqus