Cupcake me Nutella

E kush femër nuk i adhuron keto ëmbëlsira kaq të bukura dhe super të shijsheme.Të zbukuruar me gjerat më femërora ato marin shpeshëherë formën e një vepre arti.Unë sot i solla të përgatitura me nutella.

 

 

 

 

PERBERSIT: për 8 cop

60 gr miell

60 gr sheqer

60 gr gjalp temperaturë ambjenti

1 vez temperaturë ambjenti

4 lugë nutella

1 lugë kakako e zeze pa sheqerë

1 lugë kafe pluhur maja për ëmbëlsira

Frosting-krem për dekorimin e ëmbëlsirave unë kam përdorur nutella dhe maskarpone dhe Frosting me krem gjalpi.

PERGATITJA:

Në një enë paksa të bollshme rrihni sheqerin me gjalpin e shkrirë me ndihmën e rrahësit elektrikë deri sa të bëhen krem,shtoni vezën,dhe vaniljen gjithmone duke i përzjerë.shtoni nutellan.

Bashkoni miellin me pluhurin maja për ëmbelsira dhe kakaon duke e shtuar  te ena me vez dhe sheqerë me anën e sitës në mënyre që mos na bëhen kokriza dhe i përzini mire me ndihmën e një luge druri ose spatule gome deri sa të perfitoni një mase lisho dhe homogjene.Shpërndajeni brumin në tepsin e formave për cupcake të veshura me letrën përkatese të këtyre ëmbelsirave dhe shtoni brumin pa kaluar gjysmën e formës,pasi brumi duhet të arrrije gjatë ardhjes anët e formës ,por jo të derdhet.

 

Piqini në furrën e nxehur më parë në 180° per 20 minuta.(Gjithsesi mund të beni proven e shkopit duke marr një kunjë dhembesh dhe shponi brumin në mes nese shkopi behet pise atëher brumi ka nevoj tëpiqet akoma,nese jo eshte gati).

Lërini të ftohen dhe zbukurojini Frosting-krem për dekorimin e ëmbëlsirave  ose sipas dëshires tuaje.Nëse doni te bëni më shumë cope po ju lë linkun e një nje tjeter recete që kam përgatitur me dyfishin e përbereseve.CupCake

 

Ju Bëfte mirë :)

comments powered by Disqus