Cheesecake (tortë me djathë) me aromë limon

Sot me  një tjetër recet për tortën me djathë më të famëshme në Amerikë.Cheesecake me aromë limoni.Versioni i sotëm është më i freskët dhe pa pjekje.Unë e solla të servirur në kavanoza të sheshtë që e bëjnë këtë ëmbelsirë edhe më të këndëshme.Por mundë ta bëni dhe në gota uji ose në një tavë me hapëse anash në menyre që ta nxirni me shpejtë nga forma e sajë

 

 

 

PERBERSIT:për 6 cop

250 gr biskota dixhestive (biskota të thata)

80 gr gjalpë i shkrirë

350 gr philadelphia(filadelfia)

120 gr sheqer pluhur

150 gr kos

200 ml pana të freskët

10 gr fletë xhelatine

4 limona

PERGATITJA:

Grini në mikser biskotat.Bashkojeni me gjalpin e shkrirë dhe përzijini mirë me duarë.Me këtë masë vishni fundin e fomave  kur do ta servisni.Kavanozat në rastin tim.Lini 2-3 lugë mënjane për dekorimin e sipërm.Vendosini në ngrirje.

Ndërkohë përgatisni pjesën tjetër.Sbusni fletët e xhelatinës në pak ujë të ftohtë dhe kur të jenë gati shtrydhini dhe vendosini në zjarrë të mesëm me lëngun e një limoni që të shkrihen.

Në një enë të bollshëm përgatisni kremin duke shtuar djathin philadephia(filadelfia),kosin, lëkurat e grira të dy limonëve (bëni kujdes vetëm pjesën e verdhë)  lëngun e tre limonëve,xhelatinën e shkrirë dhe përzijjini mirë.Fomoni panën e freskët në shkumë dhe kur të fillojë të trashet shtoni dhe sheqerin pluhur.Përzijini mirë dhe masën me pana shtojeni te kremi i djathit.Mbushni me këtë masë formën me biskota që lamë ne ngrirje Niveloni sipërfaqen sa të mundeni dhe sipër dekorojeni përseri me biskotat e thërmuara.Vendoseni në frigorifere për të paktën 3 orë para se ta shërbeni.

Shërbehet e ftohtë.

Ju bëfte mirë :)

PS: po ju lë linkun e dy cheesecake të tjera qe kamë përgatiturë më parë

Cheese Cake sipas menyres time

New York Cheesecake

 

 

 

 

comments powered by Disqus