Caesar Salad

Caesar Salad

E fameshmja sallata Caesar eshte e krijuar nga shefi italian Cesare Cardini i cili emigroi me vellezerit e tij ne amerike.Thuhet se sallata u shpik ne vitin 1924 per festen e pavarsise te Shteteve te Bashkuara ne 4 Korrik.shefi Cesare Cardini duke mos pasur te tjere ingredient ate dite shpiku kete sallate dhe suksesi qe i menjehershem.Disa te tjere thon qe ai e krijoi ate gjat nje darke ku kishte te ftuar te papritur ne restorant dhe ai u gjend me pak perbers.Ai e pergatitit ate para te ftuarve per te bere figure.

Dhe pse sot eksistojn versione me ndryshime te vogla.Origjinalja eshte e perbere nga Latuga Romana.buk te thekur,djath parmigiano dhe salsa per ta marinuar.Un e solla ate sot ashtu sic sherbehet ne te shumten e rasteve me copa gjoksi pule.

PERBERSIT:

Sallat jeshile " versioni origjinal Latuga romana qe un nuk e di ciles familje ne shqip i perket kjo sallat"

2 feta Buke

100 gr djath parmigiano

2 thelpinje hurdher

 300 gr gjoks pule

1 luge te vogel sals worcestershire

1 veze e fresket

1 luge uthull vere te bardh

2 luge leng limoni

krip dhe piper i zi

150 ml vaj ulliri

PERGATITJA:

Lani dhe thani me nje beze sallaten jeshile.Prisni gjoksin e pules ne copa ose shirita.Dhe skuqeni ne zgaren e nxehur me pare.Prisni buken ne kubik mesatar dhe skuqeni ne nje tigan me pak vaj ulliri dhe hurdhen e grir imet ose te shtypyr.

Nderkohe pergatisni salsen duke bashkuar ne nje mikser ose duke i rrahur me dore lengun e limonit,vezen,uthullen e bardhe,hurdhren,salsen worcestershire,pak kripe dhe piperin te  zi.Perzieni mire duke shtuar pak nga pak vajin e ullirit deri sa te perfitoni nje sals te ngjashme me majonezen.

Kompozoni pjaten duke vendosur sallaten e grire ne copa te medha,buken e thekur,copat e pules,Djathin parmigan te prere ne fleta te holla me qerusen e patates,shtoni pak krip dhe marinojeni me salsen qe keni pergatitur.

 

 

Ju befte mire :)

 

 

 

 

 

 

 

Komento: Caesar Salad

Nessun commento trovato.

Nuovo commento

comments powered by Disqus