Brusketa me speca dhe djathë të bardhë

Sot brusketa me bukë të zezë me speca dhe djathë.Nje shije komplet mesdhetare dhe tepër të shpejta për tu realizuar.

 

 

 

 

PERBERSIT:

Bukë e zezë me fara luledielli mundë ta bëni vet sipas recetës ose ta blini

disa speca për skuqje

2 thelpinjë hurdhër

djathë të bardhë

vaj ulliri i cilësisë së mirë

pak krip

pak rigon

PERGATITJA:

Lani  dhe pastroni specat nga farat, pritini në copa të vogla.Vendosini të kavardisen me pak vaj ulliri dhe hurdhërat e grira imët.Sa të marin faqe dhe të zbuten, kriposini dhe hiqini nga zjarri.Aromantizoni me rigon.

Prisni Bukë e zezë me fara luledielli në feta dhe vendoseni të theket paska.Sipër vendosni masën me speca dhe sipër thërmoni  djathin e bardhë.Sipas dëshirës mundë ti shtoni akoma sipër pak vaj ulliri të cilesisë së mire.

Shërbejeni menjëherë

 

 

Ju bëftë mirë :)

 

 

comments powered by Disqus